FLASH :

Kapen mat Irina Shayk dhe Michele Morrone, çifti shkëmbejnë puthje pasiononte në fushatën e re të Dolce & Gabbana

Modelja e famshme Irina Shayk dhe aktori italian Michele Morrone janë parë duke shkëmbyer një puthje pasionante gjatë xhirimeve të një fushate të re reklamuese për shtëpinë italiane të modës Dolce & Gabbana.

Skena u filmua në qytetin piktoresk të Napolit, ku dyshja kanë bashkëpunuar për herë të parë në një projekt të përbashkët për këtë markë luksi.

Fotografia e puthjes u realizua teksa kamera ishte në xhirim, duke e konfirmuar se bëhej fjalë për një skenë të inskenuar si pjesë e konceptit artistik të fushatës, dhe jo për një moment privat mes dyshes.

Irina Shayk, 39 vjeçe, u shfaq me një veshje elegante të zezë transparente – një bluzë dhe fund të përputhur, ndërsa Michele Morrone, 34 vjeç, u paraqit me një kostum klasik gri. Të dy kanë qenë më parë fytyra të Dolce & Gabbana në projekte të ndara, por ky është bashkëpunimi i tyre i parë në të njëjtin set.

Michele Morrone, i njohur gjerësisht për rolin e tij në sagën kinematografike “365 Days”, ka krijuar emër për kiminë intensive me partnerët e tij në ekran. Kohët e fundit, ai është parë edhe përkrah Blake Lively në vazhdimin e filmit “A Simple Favor”.

Nga ana tjetër, Irina Shayk vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, pjesërisht për shkak të thashethemeve mbi një ribashkim të shkurtër me yllin e futbollit amerikan Tom Brady.

Fushata e re e Dolce & Gabbana pritet të publikohet së shpejti dhe, me gjasë, do të bëhet virale për shkak të intensitetit dhe prezencës që dy figurat sjellin në ekran.