FLASH :

Kaos në unazën e Korçës: Përplasje mes mjetit dhe biçikletës!

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në unazën e qytetit të Korçës, ku një mjet ka përplasur një grua që po lëvizte me biçikletë. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, ndërsa ambulanca ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.

E lënduara është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Drejtuesja e mjetit që ka goditur biçikletën po shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme nga ana e autoriteteve.