FLASH :

Kaos në Rinas: Fluturimet shtyhen, pasagjerët bllokohen në aeroport

Tiranë – Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është përfshirë sot nga kaosi, pasi një sërë fluturimesh janë shtyrë duke lënë qindra udhëtarë të bllokuar brenda terminalit.

Pamjet e siguruara tregojnë turmë njerëzish të grumbulluar në sallën e pritjes, ku shihet tension dhe nervozizëm mes pasagjerëve. Disa prej tyre shfaqen të ulur në dysheme, ndërsa të tjerë presin me valixhe në radhë të gjata pa marrë asnjë informacion zyrtar mbi vonesat.

Sipas burimeve, problemet lidhen me vonesa teknike dhe mbingarkesë në oraret e fluturimeve, ndërsa autoritetet e aeroportit ende nuk kanë dhënë një sqarim publik të detajuar. Situata ka shkaktuar zemërim tek qytetarët, të cilët ankohen për mungesë informacioni dhe menaxhimi të dobët nga stafi.

Kaosi në Rinas ka bërë që udhëtimi i shumë qytetarëve të dështojë, duke u shkaktuar atyre humbje financiare dhe vështirësi në lidhjet e mëtejshme të tyre. Ndërkohë, pritet një deklaratë zyrtare nga autoritetet për të qartësuar shkaqet dhe masat që do të ndërmerren.