FLASH :

Kaos në Kuvend, deputetët e PD zaptojnë karriget e ministrave dhe përplasen fizikisht me Gardën

Në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, mbizotëron kaosi. Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës ishin futur në sallë dhe kishin “zaptuar” karriget e kabinetit qeverisës. Gardistët u përpoqën t’i largojnë por opozitarët u përplasën fizikisht. Demokratët donin të ndalonin betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli, u cili u zgjodh vetëm me votat e PS dhe me firmat e PD. Në nisjen e seancës, Belind Këlliçi ndezi flakadan në sallë, aty demokratët lëshuan ndaj Niko Peleshi ujë, kartonët e votimit.

Shabani u betua mes kaosit dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur opozitën me puthje.

PS kaloi direkt në votim. Mes deputetëve që u ulën në karriget e ministrave ishin Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Belind Këlliçi.