Një incident dramatik ndodhi gjatë koncertit të këngëtarit të njohur të muzikës country, Gavin Adcock, në Wichita, Kansas, kur një spektator i dehur u përpoq të hynte me forcë në skenë gjatë performancës së tij.
Adcock, 26 vjeç, ishte duke folur me publikun midis këngëve kur fansi i paidentifikuar kaloi barrikadën dhe u hodh në drejtim të tij, duke rrëzuar një mikrofon dhe përfunduar vetëm disa centimetra larg këngëtarit. Situata u përkeqësua për pak sekonda, por ndërhyri me shpejtësi një roje sigurie që e rrëzoi agresorin në tokë.
Videoja e momentit u shpërnda më pas në Instagram nga vetë Adcock me mbishkrimin: “Ja çfarë ndodh kur kapërcen barrikadën në një koncert country.”
Në video, Adcock dëgjohet duke bërtitur: “Nxirreni këtë të dehur jashtë!” ndërsa rojet e sigurisë largojnë personin nga skena.
Sfondi i tensioneve me fansat e Beyonce
Ky incident vjen pak javë pas përplasjeve të Adcock me fansat e këngëtares së njohur Beyonce. Në fund të qershorit, ai shpërtheu në një fjalim kundër saj, duke e kritikuar për faktin që albumi i saj “Cowboy Carter” renditej më lart se albumi i tij debutues “My Own Worst Enemy” në top-listat e Apple Music Country.
“Njëra nga to është Beyonce i thoni që po i vijmë mbrapa asaj,” u shpreh ai në një video të postuar në rrjete sociale, duke ngritur një shishe alkooli drejt publikut. Ai vazhdoi: “Kjo nuk është muzikë country dhe nuk ka qenë kurrë muzikë country.”
Më vonë, në një video tjetër, ai tha se e vlerësonte performancën e Beyonce në Super Bowl më 2016, por përsëriti se albumi i saj “nuk duhej të etiketohej si country.”
Deklaratat e tij shkaktuan reagime të forta në rrjete sociale, ku shumë fansa e akuzuan për paragjykime racore dhe për përfitim nga privilegji i bardhë.
Komentet e fansave në rrjet:
Një ndjekës shkruajti: “Kjo tingëllon shumë si ajo që bëjnë zakonisht disa të bardhë – kur nuk mund të konkurrojnë, përpiqen të përjashtojnë.”
Të tjerë krahasuan situatën me artistë të bardhë që kanë bërë muzikë rap ose R&B pa u përballur me të njëjtën kritikë:
“Post Malone bëri të njëjtën gjë, çfarë është ndryshe?”
E kaluara e trazuar e Adcock
Adcock ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij. Në maj, ai u arrestua në Tennessee për drejtim të rrezikshëm dhe konsum alkooli në vend publik. Pas pesë orësh në paraburgim, ai u lirua me një garanci prej 1,000 dollarësh.
Në rrjetet sociale, këngëtari ka reaguar ndaj kritikave për stilin e tij të jetesës, duke thënë me ironi: “Zoti na ruajt po të kem ndonjë hobi.”
Kënga e tij e fundit “On One” përmban vargje që e përshkruajnë mënyrën e tij të jetesës:
“Nuk e mora unë shishen, por shishja më mori mua…”
Ndërsa në këngën tjetër “Sober”, ai përsërit në refren: “Whoa, nuk dua të jem i kthjellët.”







