FLASH :

Kanye West shpërthen: “Duhej të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim Kardashian”

Kanye West ka ndezur rrjetin me një deklaratë befasuese gjatë një transmetimi live në Twitch, i cili u ndërpre papritur. Sipas New York Post, reperi u ndalua më pas nga platforma.

Në klipet që më vonë u fshinë, West dëgjohet teksa diskuton për të kaluarën e ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, duke theksuar se ajo kishte punuar si asistente për Paris Hilton. “Kim ishte ndihmësja e Paris Hilton. Unë duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim Kardashian,” u shpreh ai. “Imagjinoni sa shumë hotele do të kisha tani. Mendoni për këtë!”

West më pas solli në vëmendje historinë e Arnold Schwarzenegger-it, i cili pati një fëmijë jashtë martese me dado-n e familjes, duke bërë një krahasim të hidhur me situatën e tij: “Nëse je si Arnold Schwarzenegger dhe ke një fëmijë me një dado, fuqia e vetme e dado është të marrë fëmijët. Pra, fuqia e vetme e Kim është të marrë fëmijët e mi. Kam fëmijë me një ndihmëse, vëlla.”

Deklaratat e West kanë shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale, duke rikthyer vëmendjen mbi marrëdhënien e tensionuar mes tij dhe Kim Kardashian.