FLASH :

Kandidatja e Shehajt: Partitë e tjera me financa të errëta, ne i kemi transparente!

Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, në partinë Mundësia, Barbara Doda, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë ekskluzive në Euronews, ku ka folur për fushatat politike dhe financimin e tyre. Ajo ka shprehur mendimin e saj lidhur me transparencën në financimin e partive politike, duke theksuar rëndësinë e ndershmërisë dhe hapjes së procesit ndaj publikut.

“Kushdo që mendon se politika bëhet pa para, e ka një iluzion. Po të shikosh ne dhe partitë e reja apo edhe partitë e vjetra, që bënë takime në të gjithë Shqipërinë dhe në diasporë dhe nuk deklarojnë as çerekun e asaj që deklarojmë ne, kjo më duket tallëse dhe e papranueshme, jo fakti që ne financohemi ndershmërisht. Një pjesë nga kryetari i partisë është e vërtetë, zoti Shehaj e financon, por në mënyrë të ndershme, në mënyrë transparente, sepse problemi më i madh i gjithë partive deri më sot ka qenë mungesa e transparencës financiare. Të gjitha partitë kanë marrë para, por nuk kanë deklaruar as nga i kanë marrë as sa kanë shpenzuar.” tha Doda.

Në intervistën e saj, Barbara Doda gjithashtu është pyetur për përfitimet që mund të ketë zoti Shehaj në rast të një humbje në zgjedhje. Përgjigja e saj ka qenë e qartë dhe bindëse:
“Të hedhësh miliona euro dhe të mos marrësh asgjë mbrapsht. Cili është përfitimi i z. Shehaj?”

Për këtë pyetje, Doda është përgjigjur me një bindje të fortë:
“Çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët? Duhet të besojmë që zoti Shehaj është kaq idealist sa të shpenzojë paratë e tij dhe të mos marrë asgjë mbrapsht? Dhe përgjigja ime është po. Zgjidhja jote e vetme është të besosh që zoti Shehaj është po aq idealist sa është në gjendje të kontribuojë për vendin e tij, pasi ka pasur sukses në biznes dhe ka bërë për vendin e tij, ka punësuar të paktën 50 mijë shqiptarë.”

Doda ka shtuar se: “Zgjidhja jote është të besosh se zoti Shehaj është një njeri idealist që e do vendin e tij.”
Barbara Doda është një figurë e re dhe shumë premtuese në politikën shqiptare. Me angazhimin e saj për transparencën dhe zhvillimin e vendit, ajo është një frymëzim për të rinjtë dhe për ata që kërkojnë një qeveri më të hapur dhe të drejtë.