FLASH :

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Aulon Kalaja, kallëzon qeverinë në SPAK për faljen e gjobave para zgjedhjeve

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike – Aleanca për Shqiptarët dhe Minoritetet në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj qeverisë.

Ai kundërshton vendimin e saj për faljen e gjobave administrative vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një veprim të qëllimshëm me ndikim në vullnetin e votuesve.

Kalaja, i cili ishte pjesë e listës së hapur në Durrës, nuk arriti të siguronte një mandat në Kuvend. Sipas tij, falja masive e gjobave përbën abuzim me fondet publike dhe përdorim të shtetit për qëllime elektorale.