FLASH :

Video/Shkrumbohet kamionçina në Vlorë-Levan, shpëton pa lëndime drejtuesi

Një mjet i llojit kamionçinë, në pronësi të një firme ndërtimi në qytetin bregdetar të Vlorës, është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin nacional Levan–Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur mjeti ka marrë flakë papritur, duke u shkrumbuar totalisht brenda pak minutash. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik, i cili ka shkaktuar një shkëndijë elektrike, duke përfshirë gjithë automjetin në flakë.

Në momentin e incidentit, në kamionçinë ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka arritur të dalë me shpejtësi jashtë, duke shpëtuar pa lëndime.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa mjeti është djegur plotësisht, pa mundësi shpëtimi të asnjë pjese të tij. Policia dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plotë të incidentit.