FLASH :

Kamikazi me S-Class desh merr në qafë qytetarët në korsinë e tyre në Shkodër–Velipojë

Shkodër, 27 Gusht 2025 – Një incident i rëndë u regjistrua në aksin Shkodër–Velipojë, ku një automjet tip Mercedes S-Class me targa të Kosovës (04 677 LF) rrezikoi seriozisht jetën e qytetarëve në qarkullim.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet e frikshme kur makina luksoze ecën me shpejtësi dhe kryen manovra të rrezikshme, duke hyrë në korsinë e kundërt. Në video dëgjohen britmat dhe reagimet e personave në automjetin që regjistroi ngjarjen, të cilët theksojnë se shoferi i Mercedesit “për pak sa nuk vrau prindërit e tyre”, pasi automjeti i tyre shpëtoi vetëm falë frenimit të menjëhershëm.

Dëshmia e qytetarit

Njëri prej dëshmitarëve, i cili publikoi pamjet, i drejton një thirrje shoferit të papërgjegjshëm:

“Ky tipi me targa Kosove ka qenë duke më vrarë prindërit. Nëse babai nuk do kishte frenuar, nuk e di çfarë mund të kishte ndodhur. I bëj thirrje këtij tipit, nëse e lexon këtë mesazh: më ke një borxh shumë të madh për tensionin dhe shqetësimin që u ke shkaktuar… një ditë do të të gjej.”

Rreziku në rrugën Shkodër–Velipojë

Banorët dhe përdoruesit e rrugës prej kohësh ankohen për mungesën e kontrollit dhe shkeljet e shumta të rregullave të qarkullimit, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i automjeteve është i lartë. Ky rast ka rindezur debatin për nevojën e shtimit të patrullave policore dhe radarëve të shpejtësisë në këtë aks.