FLASH :

Kamerat brenda tunelit të Llogarasë tregojnë se sa lehtë gjobiten shoferat

Me nisjen e sezonit turistik dhe shtimin e fluksit të lëvizjeve drejt zonave bregdetare, Policia Rrugore në Vlorë ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin në të gjitha akset rrugore të qarkut. Vëmendje e veçantë i kushtohet segmentit strategjik të Tunelit të Llogarasë, i cili monitorohet 24 orë në ditë përmes sistemit të kamerave të sigurisë.

Autoritetet njoftojnë se çdo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor konstatohet në kohë reale dhe penalizohet menjëherë, pa asnjë tolerim, në përputhje me Kodin Rrugor. Policia kujton se në tunel ndalohet qarkullimi i mjeteve mbi 3.5 ton dhe parakalimet e çdo lloji, duke theksuar se shkeljet në këtë segment përbëjnë rrezik të lartë për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia e Vlorës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe pa incidente.