Një moment epik nga një skenë muzikore është bërë viral në rrjetet sociale: gjatë performancës së dy këngëtareve të njohura, Kida dhe Xhensila Myrtezaj, kameramani duket se “harron” plotësisht Kidën për të fokusuar të gjithë vëmendjen tek kërcimi sensual i Xhensilës.
Lëvizjet provokuese të saj kanë tërhequr jo vetëm syrin e kamerës, por edhe komentet pa fund në TikTok dhe Instagram. “Kida mund të ishte edhe hologram, askush nuk do ta vinte re,” shkruan një ndjekës me ironi, ndërsa të tjerë shprehen se performanca u kthye në një “one-woman show”. Ky moment ka hapur diskutime për vëmendjen selektive të mediave, por një gjë është e sigurt: Xhensila ia doli të marrë gjithë “spotlight-in” edhe pa e kërkuar.