Dy ndeshjet e radhës për Botërorin e klubeve janë luajtur pas mesnate. Juventusi ka mposhtur Al-Ain me rezultatin 0-5, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për raundin e parë të Grupit G.
Bardhezinjtë shkëlqyen me dopietën e Kolo Muani, si dhe golat e Konseisaos e Jilldizit pjesën e parë. Tjetër gol i Konseisasos në pjesën e dytë pati vlerë vetëm për të plotësuar dopietën e tij personale.
Në të njëjtin grup me Juventusin janë dhe Mançester Siti me Uidad. Aktualisht bardhezinjtë me skuadrën e Guardiolës ndajnë nga 3 pikë.
Tjetër ndeshje që u luajt sot ishte Paçuka-Salzburg. Skuadra e Austrisë fitoi 1 me 2, dhe u vendos automatikisht mbi Realin që e mbylli në barazim sfidën e tij.
Al-Ain 0-5 Juventus