Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau është fotografuar në publik gjatë koncertit të Katy Perry-t në Montreal, vetëm pak ditë pasi një video nga një darkë intime mes tyre ndezi thashetheme për një romancë të re mes dyshes.
Trudeau, 53 vjeç, ishte i shoqëruar nga vajza e tij 16-vjeçare, Ella-Grace, ndërsa ndiqte performancën e këngëtares në turin e saj “Lifetimes”. Pamjet nga publiku tregojnë se Trudeau dukej i përqendruar dhe i entuziazmuar, madje në një moment shihet duke kënduar refrenin e hitit Dark Horse bashkë me turmën.
Ky shfaqje publike vjen në vazhdën e thashethemeve të shumta pas darkës që ai dhe Perry ndanë në një restorant në Montreal. Ata u panë të ulur përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të izoluar, duke shkëmbyer biseda të afërta dhe gjeste që, sipas ekspertëve të gjuhës trupore, përmbanin “shenja klasike flirtimi”.
Të dy janë aktualisht të ndarë nga partnerët e tyre. Trudeau njoftoi ndarjen nga bashkëshortja Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë, ndërsa Katy Perry u nda pak javë më parë nga aktori Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë 4-vjeçare.
Në rrjetet sociale, prania e Trudeau në koncertin e Katy-t ka ngjallur komente ironike dhe të shoqëruara me humor. “Kur merr vendin më të mirë në koncert dhe sheh një ish-kryeministër që mbështet të dashurën e re,” shkruan një komentues, ndërsa të tjerë spekulojnë për “statusin e ri” të Perry si “presidentja e ardhshme e Kanadasë”.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht asgjë, duket se marrëdhënia mes Perry dhe Trudeau po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje publike – dhe ky koncert ishte një tjetër episod që i ushqeu këto spekulime.
Nëse lajmi i lidhjes së tyre vërtetohet, do të bëhej një nga çiftet më të diskutuar të vitit në arenën politike dhe të showbiz-it. Për momentin, të dy po shijojnë statusin e tyre si beqarë të fuqishëm dhe – mesa duket – mjaft të afërt me njëri-tjetrin.