Pas javësh spekulimesh mbi një krizë në martesën e tyre, Justin dhe Hailey Bieber kanë dhënë një sinjal të qartë se janë duke punuar për ta shpëtuar lidhjen.
Një foto e re e publikuar nga vetë Justin në rrjetet sociale i ka bërë fansat të besojnë se çifti po e lë pas tensionin dhe po përpiqet t’i rikthehet stabilitetit emocional.
Në imazhi, Justin Bieber shfaqet pa bluzë, me tatuazhet e tij karakteristike në fokus, ndërsa puth Hailey-n, e cila e përqafon duke mbajtur një gotë në dorë. Pavarësisht spekulimeve të fundit, çifti duket i afërt dhe i lumtur, një moment intim në mesin e një nate të mbushur me festë dhe fansa.
Fotoja është postuar nga këngëtari në llogarinë e tij në Instagram, si pjesë e një galerie nga festa e lansimit të albumit të tij të ri, të titulluar “Swag”, që u mbajt më 24 korrik në Los Angeles. Ky postim vjen pak javë pasi Justin pranoi në tekstet e albumit se ai dhe Hailey po kalonin një periudhë sfiduese në martesën e tyre.
Duket se ky ribashkim publik nuk është thjesht një gjest për mediat, por një përpjekje e sinqertë për të ruajtur lidhjen, teksa fansat shpresojnë që dashuria e tyre të vazhdojë të triumfojë.
