FLASH :

Justin Bieber reagon për herë të parë lidhur me Diddy-n dhe akuzave të rënda për trafik seksual

Justin Bieber ka thyer më në fund heshtjen lidhur me zërat e fuqishëm që e lidhin atë me producentin e turpëruar muzikor Sean “Diddy” Combs, vetëm pak ditë pasi nisi gjyqi ndaj Diddy-t për trafik seksual dhe vepra të tjera të rënda kriminale.

Diddy, 55 vjeç, po përballet me akuza për krime të rënda seksuale dhe trafikim personash, dhe shumë fansa shprehën shqetësimin se Bieber, 31 vjeç, mund të ketë qenë viktimë e abuzimeve seksuale gjatë viteve të tij të para në industrinë muzikore.

Spekulimet u ringjallën vitin e kaluar, kur një video e vjetër e Bieber dhe Diddy-t u rikthye në qarkullim në rrjetet sociale. Në video, dyshja shfaqeshin së bashku për 48 orë, kohë kur Bieber ishte ende i mitur. Ata kishin bashkëpunuar edhe për një album muzikor.

Por të enjten, Bieber publikoi një deklaratë zyrtare përmes zëdhënësit të tij në TMZ, duke mohuar se është abuzuar nga Diddy:

“Megjithëse Justin nuk është një ndër viktimat e Sean Combs, ka individë që janë dëmtuar realisht prej tij. Zhvendosja e vëmendjes nga kjo e vërtetë cenon drejtësinë që këto viktima meritojnë.”

Burime të tjera konfirmuan për TMZ se Diddy nuk e ka abuzuar kurrë Bieber-in, dhe se çdo ndërveprim mes tyre ishte thjesht “performativ”. Sipas këtyre burimeve, Justin ishte më afër me djemtë e Diddy-t sesa me vetë reperin.

Pas arrestimit të Combs në New York nën akuzat për trafik seksual dhe pjesëmarrje në organizata kriminale – akuza që ai i mohon – një burim për DailyMail.com tha se Bieber është thellësisht i tronditur nga lajmet:

“Justin është shumë i shqetësuar nga ajo që po ndodh me Diddy dhe ka refuzuar ta përballojë apo diskutojë çështjen. Ai është tërhequr tërësisht.”

I njëjti burim shton se shumë nga personat që ndihmuan në ngritjen e karrierës së Bieber kishin lidhje të ngushta me Diddy-n, çka e ka bërë situatën akoma më të rëndë për të:

“Justin nuk ka dhënë asnjë reagim publik që prej kontrolleve në shtëpitë e Diddy-t. Nuk do ta bëjë.”

Sipas të njëjtit burim, këngëtari ka shprehur pendesë që ka punuar me Combs në albumin e tij të vitit 2023, “The Love Album: Off the Grid”:

“Ai kishte shkëputur kontaktet për një kohë të gjatë me Diddy-n dhe mendonte se kjo periudhë e errët kishte përfunduar. Po të kishte ditur çfarë po ndodhte, nuk do të kishte marrë pjesë në atë projekt.”

Videoja e famshme ku Diddy deklaron se do të kalojë “48 orë me Justin” shkaktoi reagime të forta në rrjet. Në klip, Diddy thotë:

“Kam marrë kujdestarinë e tij për 48 orë… do të bëjmë çmenduri. Nuk mund të tregojmë çfarë do bëjmë, por është ëndrra e çdo 15-vjeçari.”

Diddy shton se më parë kishte kujdestarinë ligjore të Usher-it kur ai publikoi albumin e tij të parë, dhe tani – edhe pse pa status ligjor – kishte “kujdestari të përkohshme” mbi Bieber për dy ditë.

Bieber shihej me një këmishë të purpurt dhe një kapele të zezë, dhe përgjigjet e tij ishin të shkurtra dhe të sikletshme si: “po” dhe “çmenduri totale.”

Përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan me zemërim pas publikimit të kësaj videoje:

“Këto video DUHET të rikthehen për të ekspozuar sjelljen e frikshme të Diddy-t me një Justin Bieber 15-vjeçar. Kjo është e sëmurë dhe shqetësuese,” shkroi një përdorues në X (ish-Twitter).

Të tjerë e cilësuan videon si “e frikshme”, dhe vunë në dukje “fiksimin e çuditshëm të Diddy-t ndaj një adoleshenti.” Dikush tjetër shkroi: “Hollywood duhet të ndalojë së justifikuari këtë lloj dinamike pushteti të shtrembëruar.”

Një tjetër klip i vitit të kaluar e tregonte Diddy-n duke e qortuar Bieber-in 16-vjeçar përse nuk e kishte kontaktuar më si më parë:

“Je mirë, po shet arenat plot, por po sillesh ndryshe. S’po më telefonon si dikur.”

Justin, dukshëm nervoz, i përgjigjet: “E ke kërkuar kontaktin, por kurrë nuk more numrin tim… tani do ta jap.”

Dyshja janë parë bashkë në evente publike në të kaluarën – përfshirë një festë në Atlanta më 2014, një pas-festë të Grammy-ve në 2016 dhe në emisionin Jimmy Kimmel Live në 2011.

Fansat madje kanë sugjeruar se kënga “Lonely” e Bieber nga viti 2021 përmban referenca për përvojat e mundshme të tij si minoren:

“Të gjithë më panë të sëmurë, por askujt nuk i interesonte… Kam gjithçka, por askush s’më dëgjon. Jam vetëm. I vetmuar.”

Një fans shkroi: “Askush nuk e mbrojti. As familja e vet. Kjo këngë më ka prekur gjithmonë. Shpresoj që të shërohet me kohën.”

Gjyqi i Diddy-t nisi këtë javë, dhe ish-e dashura e tij, Cassie Ventura, ka dëshmuar në sallën e gjyqit. Ajo ka folur për marrëdhënien e tyre dhe ka treguar se në shumicën e rasteve, roli i saj ishte “të merrte pjesë në orgjitë e Diddy-t”, një përvojë që e cilësoi “zemërthyese”.

Gjatë procesit janë përmendur edhe emra të tjerë të njohur si Bruce Willis dhe Britney Spears.

Cassie pritet të rikthehet sërish në gjykatë të premten për vazhdimin e pyetjeve nga prokuroria dhe mbrojtja.