FLASH :

Julian Deda feston ditëlindjen e vajzës: “Dhurata më e bukur që më ka bërë jeta”

Sot është një ditë e veçantë për aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, i cili feston ditëlindjen e vajzës së tij, Reinës. Me këtë rast, aktori ka ndarë një foto të ngrohtë me të bijën në rrjetet sociale, ku të dy shihen të përqafuar plot dashuri.

Përkrah fotos, Juli ka bërë edhe një dedikim prekës:
“Vajza ime, dhurata më e bukur që më ka bërë jeta. Të dua pa fund. Gëzuar ditëlindjen zemra ime..!”

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke u mbushur me urime dhe komente të ngrohta nga miq, kolegë dhe familjarë.

Julian Deda dhe bashkëshortja e tij, Amanda, janë prej 18 vitesh të martuar dhe kanë dy fëmijë, Mateon dhe Reinën, të cilët shpesh i ndajnë me publikun përmes momenteve familjare në rrjetet sociale.