FLASH :

Julia Fox kopjon sërish stilin provokues të gruas së Kanye West në Revolve Festival

Aktorja dhe modelja Julia Fox ka shkaktuar sërish bujë me paraqitjen e saj në Revolve Festival në Kaliforni, duke kopjuar një tjetër “look” provokues të Bianca Censori, bashkëshortes së reperit Kanye West. E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe për lidhjen e shkurtër me Kanye në vitin 2022, Fox u shfaq me një veshje që ngjante në mënyrë të habitshme me stilin e Censori-t, duke ekspozuar trupin në mënyrë të hapur dhe sfiduese.

Fox, 35 vjeçe, veshi një bustier ngjyrë nudo që lidhej në pjesën e pasme, i kombinuar me një rrip me rripa të varur si garterë që i binin mbi këmbë. Pamja u plotësua me një palë çorape transparente, një tanga të dukshme dhe çizme të gjata deri në gju. Ajo kishte veshur gjithashtu një bolero prej lëkure të dekonstruar në ngjyrë kafe dhe flokët e lëmuar mbrapa, ndërsa e gjithë paraqitja shoqërohej me grim të errët dhe syze futuristike metalike.

Prezantimi i saj ishte në linjë të plotë me pamjet e fundit të Bianca Censori-t, e cila vetëm muajin e kaluar ishte fotografuar duke bërë patinazh me një veshje transparente ngjyrë bezhë – një tanga, reçipeta, dhe mbrojtëse për gjunjët e bërrylat, me grim të errët dhe flokë të lëmuar.

Kjo nuk është hera e parë që Julia akuzohet se po imiton stilin e arkitektes australiane. Në muajin mars, ajo tërhoqi vëmendje me një fustan të zhveshur të frymëzuar nga Bianca në after-party-n e Oscars, ndërsa në shkurt u shfaq në Javën e Modës në Nju Jork me një veshje “pa bluzë”, duke kujtuar daljet më të diskutueshme të Censori-t në Grammy dhe evente të tjera.

Dikur e lidhur shkurtimisht me Kanye West, Julia Fox ka folur hapur për marrëdhënien e tyre të shkurtër, të cilën tashmë e konsideron një gabim. Megjithatë, fansat nuk kanë lënë pa vënë re ngjashmëritë e habitshme mes saj dhe Biancas – jo vetëm në pamje, por sidomos në stilin e tyre gjithnjë e më provokues dhe shpeshherë shokues për publikun.