Kandidatja në listat e hapura për Tiranën nga radhët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ushtruar të drejtën e saj të votës ditën e sotme pranë Fakultetit të Drejtësisë, e shoqëruar nga tre fëmijët e saj dhe bashkëshorti.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Tabaku e cilësoi këtë moment si një akt simbolik dhe të rëndësishëm për të ardhmen.
“Sot, Arba, Iris e Dreni më shoqëruan në derën e votimit: një moment që nuk është vetëm për ne, por për të ardhmen e tyre. Vota ime foli sot – për mundësitë që duan ata, për shpresën që duam të ndërtojmë së bashku,” – shkruan ajo.
Duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votim, Tabaku theksoi nevojën për ndryshim dhe për një qeverisje më të drejtë:
“Na duhet ndryshimi. Për ulje taksash. Për drejtësi. Për qytetarët! Dilni dhe votoni! Shqipëria nuk pret më!”













