Deputetja Jorida Tabaku, e ka nisur me vrull fushatën e saj elektorale.
Edhe pse ditë e dielë, ajo është ndalur dje në takim me Kryesinë e Degës, ku do të kandidojë si deputete për parlamentin e ardhshëm, në radhët e Partisë Demokratike.
“E mbylla të dielën me mbledhjen e kryesisë së Degës! Ndarja e detyrave, angazhimi maksimal dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit për zgjedhjet e 11 majit. Me energji dhe vendosmëri, po punojmë për fitoren e qytetarëve! Së bashku për ndryshimin – 11 Maji është dita jonë! Çdo votë ka rëndësi! Bashkohuni me ne për ta bërë ndryshimin realitet!” – shkruan Tabaku në rrjetet sociale.
Tabaku ka qenë nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian në Kuvend.
Ajo i ka udhëhequr detyrat e saj, duke treguar se është një model i gruas së përkushtuar ndaj profesionit dhe kauzave kombëtare.
Tabaku ka qenë ndër kandidatët më të votuar në primaret e Partisë Demokratike dhe e ka pritur pa asnjë problem edhe faktin që është vendosur në listat e hapura, duke shfaqur besim të lartë në forcat e saj.
Tabaku si një përfaqësuese e denjë e Tiranës, nga është edhe vetë, si një familje e vjetër dhe me tradita në këtë qytet, është një model suksesi që bashkon të majtë e të djathtë, sepse kauzat që ajo mbron, nuk kanë ngjyrime politike.
