FLASH :

Jorida Tabaku: E përfaqësoj këtë qytet, punën e kam pasion

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, edhe pse me përvojë dhe me një kontribut të madh në parti, nuk u vendos në listat e mbyllura si kandidatë të tjerë që nuk kanë të njëjtin kontribut në parti, por u vendos në listat e hapura për të maksimalizuar votat. Megjithatë, ajo e mori me shumë sportivitet këtë gjë, sikurse e përmendëm në Lajme Troc edhe dje, dhe u shpreh e gatshme dhe e hapur për të luftuar drejt fitimit të votave, të cilat do ta kthejnë atë në deputete, sepse, fundja, ajo nuk i frikësohet kësaj sfide, duke qenë se ka qenë një politikane shumë e njohur dhe e dashur për Tiranën.

Në intervistën e saj të fundit, ajo është shprehur se:

“Qytetarët shqiptarë do të vlerësojnë alternativën, dhe unë prandaj kam folur dhe flas për ekonominë. Prandaj i drejtohem njerëzve për atë që duhet të bëjmë me produktet shqiptare apo me sistemin e taksave.”

“Njerëzit duhet të na dëgjojnë.”

“Në listën e hapur do të tërheq një pjesë të madhe votash.”

“Mendoj se jam një figurë përfaqësuese e qytetit të Tiranës.”

“Kam lidhur jetën dhe aktivitetin tim politik, duke qenë që prej 16 vjeç në parti.”

Politikane si Tabaku janë një model pozitiv dhe i papërlyer i politikës shqiptare dhe duhet të kishte shumë më tepër politikanë si ajo që parlamenti të ishte më dinjitoz.