FLASH :

Jorida Tabaku, betejë deri në votën e fundit me Alimehmetin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, po zhvillon një betejë të ashpër elektorale deri në momentin e fundit të numërimit të votave. Partia Demokratike, pasi ka shpallur 12 kandidatët e saj në listën e mbyllur për Tiranën, duke parë rezultatin e përgjithshëm të dobët në këto zgjedhje, ka arritur të nxjerrë vetëm një deputet nga listat e hapura.

Beteja është e zjarrtë mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, dy prej figurave më të pastra dhe më pozitive si përfaqësues të brezit të ri në Partinë Demokratike. Aktualisht po numërohen kutitë e fundit dhe gara mes tyre është kokë më kokë. Lufta vazhdon deri në votën e fundit, e cila do të përcaktojë se kush prej tyre do të jetë deputet në Parlamentin e ardhshëm.