Kandidatja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka nisur ditën me një thirrje drejtuar qytetarëve për t’u angazhuar në këto ditë vendimtare para zgjedhjeve. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Tabaku theksoi rëndësinë e votës si një akt përfaqësimi dhe ndryshimi real në Parlament.
“E nisim ditën herët, duke shpërndarë fletëpalosje dhe takuar qytetarët. 7 ditë na ndajnë nga zgjedhjet. Sot nuk votohet thjesht për ngjyrat, por për njerëzit. Për ata që ju përfaqësojnë me dinjitet, për ata që do të jenë zëri juaj në Parlament,” – shkruan Tabaku.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek Partia Demokratike dhe vlerat që ajo përfaqëson, duke theksuar se “është koha për të votuar për të ardhmen, për një përfaqësim që flet me zë të fortë në emër të qytetarëve.”
“Voto Partinë Demokratike. Voto Jorida Tabakun. Nisemi!” – përfundon mesazhi.