Një përplasje e fortë mediatike ka shpërthyer së fundmi mes portalit JOQ dhe Drejtorit të Medias dhe Komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela. Shkak për debatet u bë një postim i JOQ, ku pretendohej se Lela ishte shfaqur publikisht me një orë luksoze Rolex Daytona, një nga modelet më të shtrenjta në treg, me vlera që variojnë nga 20.000 deri mbi 50.000 euro.
Në përgjigje të kësaj akuze, Lela reagoi në rrjetin e tij social, duke e mohuar kategorikisht përdorimin e një Rolex-i dhe duke sqaruar se ora në fjalë është e markës Invicta, me vlerë 100 dollarë amerikanë.
“Rolex Daytona e PS? Është Invicta dhe kushton 100 USD. Edhe po t’i kisha paratë, nuk e blija dhe as e vija Rolexin, por nuk i kam. Pse? E kam një media, por ndryshe nga ju (që nuk jeni as media, por një maskë e një qenefi mediatik), nuk vë gjoba dhe nuk shantazhoj askënd”, shkruan Lela në postimin e tij.
Duke vazhduar reagimin me tone ironike dhe të ashpra ndaj portalit në fjalë, Lela shton:
“Pse nuk do vija Rolex? Sepse ndjek një parim shumë të thjeshtë: shenjë e sofistikimit është mos me qenë mbipeshë dhe mos me veshë tesha e rrangulla që e bertasin markën!”
Në përfundim të postimit, ai thekson se e bën reagimin në respekt të demokratëve, ndërsa për JOQ ka një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Si gjobaxhinj dhe shantazhues do trajtoheni gjithë jetën dhe botën nga vrima e b… tuaj dhe çelësin do e shihni! Tani vijoni me demaskimet e mia derisa të shihemi në gjyq dhe të detyroheni të më blini një Daytona!”







