FLASH :

“Jo vetëm mirënjohje”: Zjarrfikësit kërkojnë paga dinjitoze, siguri dhe mjete moderne

Zjarrfikësit kërkojnë dinjitet, siguri dhe mbrojtje në punë – jo vetëm mirënjohje!

Respekt, mirënjohje dhe solidaritet me punonjësit e shërbimit zjarrfikës në këto ditë të vështira për punën e tyre.

Por kjo nuk mjafton!

Sot, më shumë se kurrë, punonjësit e shërbimit zjarrfikës kërkojnë dinjitetin e munguar në punë.

Ata kërkojnë paga me të cilat të mund të jetojnë me dinjitet, paga që negociohen dhe rriten në mënyrë të vazhdueshme nga vetë ata, nëpërmjet sindikatave që përfaqësojnë realisht interesat e tyre.

Kërkojnë siguri në punë, duke u pajisur me rroba dhe veshje të posaçme që i mbrojnë nga zjarret, si dhe me mjete të përshtatshme për shuarjen e flakëve dhe për përshkrimin e terreneve të vështira – pse jo, edhe me avionë të posaçëm për shuarjen e zjarreve.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë nevojë për liri të vërtetë organizimi, që u mundëson atyre të anëtarësohen në sindikata që mbrojnë në mënyrë efektive të drejtat dhe interesat e tyre.

Kërkojnë trajnim të vazhdueshëm për metodat më të avancuara të fikjes së zjarreve dhe të shpëtimit të jetëve dhe pasurisë.

Kërkojnë siguri për vendin e punës në rast të ndryshimeve politike.

Kërkojnë mbrojtje nga autoriteti abuziv i drejtuesve të papërgjegjshëm.

Kaq pak kërkojnë sot punonjësit e shërbimit zjarrfikës…