FLASH :

Jo gjatë luftës por sot nazistët i mposhtën hebrenjtë:shumice e tyre pranuan mendësinë e Hitlerit!

Nga Kim Mehmeti

Qeveria e Izraelit ka vendosur ta pushtojë tërë Gazën. Pra ta rrënojë edhe atë pak atdhe që u ka mbetur palestinezëve!

E ata që e mbështetën dhe i dhanë kohë Izraelit të shfarosë tërë një popull tani shtiren se është duke ndodhur diçka që nuk e kanë pritur?!

Ne te vërtet burrështetasit izraelit qëmoti veprojnë sipas mendësisë së Hitlerit: se zhdukja e palestinezëve është parakusht i ekzistencës së popullit hebre!

Kështu qe del puna se jo gjatë Luftës së Dytë Botërore, por nazistët sot më në fund i kanë mposhtur hebrenjtë, duke i bërë shumicën e burrështetasve të tyre të njëjtë si Hitleri?

Me një dallim te vogël: nazistët shfarosnin popuj fshehurazi e izraelitët i shfarosin palestinezët para syve të të gjith botës.

Të kësa bote të cilës i prijnë perëndimorët të cilët edhe i shpikën kampet e shfarosjes së popujve dhe në të cilën botë bejne pjesë edhe arabët që nuk e dinë as se kush janë as se çfar janë sikur atë të mos ua thonë mbreterit dhe diktatorët që ua ka zgjedhur Perëndimi.