FLASH :

Jeta pas burgut/ Dako shfaqet me xhaketë të bardhë “akullore” dhe trëndafil “bio”

Vetëm një muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare, ku fituese doli Partia Socialiste, është shfaqur në Durrës në një mënyrë krejt të veçantë, Vangjush Dako, ish-kryetari i bashkisë për 3 mandate dhe një nga njerëzit kryesorë  të politikës së qytetit bregdetar të Durrësit.

Megjithëse i larguar nga jeta politike dhe debati publik, Vangjush Dako, nuk heq dorë kollaj nga dashuria e tij e vjetër, trendafili socialist.

Siç shihet dhe në këtë foto të bërë këtë fundjavë në një resort pushimi në Durrës, Vangjush Dako, shfaqet me kapele dhe një xhaketë të bardhë (Akullore), ku në xhepin e majtë të saj, mban simbolin e Partisë Socialiste, një trëndafil bio, ndërsa dorën me Nr.5 e ka vendosur në gjoks.

Pavarësisht problemeve me SPAK dhe dënimit të tij me 2 vjet e 8 muaj burgim, në dy raste për “Shpërdorim detyre”, Vangjush Dako, ishte mjaft i angazhuar në terren në fushatën elektorale të PS në Durrës.

Para se të arrestohej nga SPAK, Dako ka qenë një nga personazhet më me ndikim në qarkun e Durrësit. Ndërsa Partia Demokratike, e ka cilësuar si një nga njerëzit më të korruptuar, që betonizoi bregdetin e Durrësit dhe lidhje e afërt e Krimit të Organizuar.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Qarku i Durrësit ku u angazhua dhe Vangjush Dako, Partia Socialiste mori 8 mandate ndërsa 6 mandate i shkuan Partisë Demokratike.