FLASH :

Jeta luksoze e vajzës shqiptare me shami, mes Lambo-s dhe charter-ave privatë, ngre shumë pikëpyetje

Hatixhja është shndërruar në simbolin e një epoke të re të influencimit fetaro-luksoz, ku çdo udhëtim me charter mbulon një “story” me citate nga Kurani, dhe çdo foto para një hoteli 5-yje mbyllet me “Alhamdulilah”. Shumë ndjekës ndihen frymëzuar, por jo pak pyesin: Nga vjen ky bollëk? Çfarë pune bën Hatixhja përveç “influencimit”? Dhe si përputhen rregullat e fesë me jetën e një “fashion icon”-i islamik?

Nëse dikur shfaqja e shamise simbolizonte thjeshtësi dhe përkushtim, sot duket se ka hyrë në fazën “haute couture”.

Por përtej filtrave dhe citateve të zbukuruara, rasti i Hatixhes ngre pyetje serioze për përmbajtjen dhe sinqeritetin e mesazhit që përcillet. Ajo që përpiqet të shitet si modesti dhe devocion, përplaset hapur me jetën ekstravagante që shfaq publikisht, një realitet që nuk përputhet me parimet themelore të fesë që ajo promovon. Në vend që të sqarojë burimin e të ardhurave apo të reflektojë mbi këtë kontrast të thellë, influencuesja zgjedh të heshtë. Në fund, ajo që mbetet nuk është një model frymëzues i përkushtimit fetar, por një shembull i pastër i marketingut personal që shfrytëzon simbolikën fetare për ndikim dhe përfitim.