FLASH :

Jeta e misit shqiptar në Dubai shkakton debat në Shqipëri për shkak të ish-burrit trafikant

Një artikull i publikuar në mediat online në Shqipëri ka shkaktuar një debat etik dhe moral ndërmjet një portali lajmesh dhe një faqe të njohur në rrjete sociale .

Ka qenë artikull i Vox Popit per  ish missin Suada Sherifin i cili  paraqiti kontrastin mes faktit që ish-bashkëshorti i saj, Eldi Dizdari, ndodhet pas hekurave, ndërsa ajo shfaqet duke shijuar një jetë luksoze në Dubai gjë që ka ndezur reagimin e faqes Lolita e cila e kundërshton mënyrën e trajtimit të lajmit, duke ngritur pyetje të drejtpërdrejta: “Pse duhet vendosur në titull kontrasti ‘ai në burg’ dhe ‘ajo duke shijuar jetën’? A nuk ka një grua të drejtën të ecë përpara dhe të jetojë jetën e saj, pa u gjykuar për gabimet apo fatin e dikujt tjetër?”

 Ndërkohë, gjatë martesës, vetë Eldi Dizdari përflitej për histori të shumta me vajza nga showbizi, por askush nuk e gjykonte në të njëjtën mënyrë. Ky është një shembull i pastër i standardeve të dyfishta, ku gratë shpesh nxirren si “torollake” apo të pandjeshme, ndërsa burrat shpëtojnë pa u vënë në shënjestër.

Kush është Eldi Dizdari?

Eldi Dizdari, i njohur edhe si Denis Matoshi, është një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri dhe Europë. Ai u arrestua në Dubai në vitin 2020, pas një fletarresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane, që e akuzojnë si një nga drejtuesit kryesorë të grupit “Bello Company”, i përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine me vlerë qindra miliona euro. Në Shqipëri, SPAK ka sekuestruar pasuri me miliona euro të regjistruara në emër të tij, ndërsa mediat e huaja e rendisin mes trafikantëve më të kërkuar të kokainës në Europë.