Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur lirimin nga qelia të Safet Gjicit, duke urdhëruar qëndrimin e tij në shtëpi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sipas burimeve, Gjici ndodhet në depresion, gjë e cila ka çuar në marrjen e këtij vendimi nga gjykata.
Ai kishte dorëzuar dy herë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për liri me kusht. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati është shprehur se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.
Safet Gjici u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar, pas shpërthimit të një skandali seksual në zyrën e tij të punës, ku u publikua një video erotike me qytetaren Alma Kaçi. Ngjarja e bujshme çoi në arrestimin e tij më 24 qershor 2023, me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ndërkohë kujtojmë se Alma kaçi e cila u bë e njohur për ngjarjen famëkeqe me Gjicin, është filmuar para pak ditësh në protestën e opozitës. Duket se prania e saj në protestë i ka dhënë menjëherë efektet dhe Gjici është liruar.







