Kryebashkiaku socialist i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen.
Sipas raportimeve në media, Kryetari i Bashkisë Vlorë është dorëhequr mbrëmjen e sotme.
Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023.
Arsyet e dorëheqjes së tij nuk dihen ende.
Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.