FLASH :

Jennifer Lopez puth balerinën dhe bën namin

Jennifer Lopez nuk ndalet së befasuari. Në një nga netët më të përfolura të “American Music Awards 2025”, 55-vjeçarja electrizoi skenën jo vetëm me koreografinë intensive dhe rolin e saj si prezantuese, por edhe me një moment që po shpërndahet në rrjet si zjarr: një puthje me një balerin femër, dhe më pas me një mashkull.

Ky moment shkaktoi valë reagimesh. Disa fansa në rrjet u treguan të pakënaqur, duke e cilësuar si “të sforcuar”, “të turpshme” dhe “të dëshpëruar”. Por vetë JLo, në stilin e saj të zakonshëm të sigurisë dhe vetëbesimit, i kishte një përgjigje të gatshme për të gjithë. Në një intervistë me Access Hollywood, ajo qeshi dhe tha:
“Girl, I’m not looking for no man. I’m happy right now. I’m not trying to ruin it.”
Në përkthim të lirë: “Nuk po kërkoj burrë! Jam mirë kështu dhe s’dua ta prish këtë fazë.”

Deklarata e saj vjen vetëm pak muaj pas finalizimit të divorcit me Ben Affleck, i cili zgjati vetëm dy vite. Mesa duket, JLo po përqafon lirinë dhe po e jeton jetën siç e ndien – pa komplekse, pa frenime dhe absolutisht pa ndonjë nevojë për justifikime.

Ndërkohë, burime pranë këngëtares thanë për DailyMail se gjithçka ishte pjesë e një strategjie PR për rikthimin e fuqishëm pas ndarjes me Affleck. “Ajo është duke jetuar jetën e saj më të mirë dhe nuk i intereson më çfarë thonë të tjerët,” tha burimi.

Lopez është gjithashtu duke u përgatitur për një rezidencë të re në Las Vegas që nis në dhjetor, si dhe do të kryesojë festivalin WorldPride në Washington D.C. muajin tjetër, ku pritet të performojë me energji dhe pa ndalesa – edhe pse gjatë provave të AMAs u dëmtua në hundë dhe iu desh të merrte disa qepje.

Duket se për JLo-n ky është vërtet viti i lirisë, spontanitetit dhe – për të mirën apo të keqen – i momentit viral. Dhe për ata që ende presin që ajo të “kthehet” në versionin klasik të Jenny From the Block… mos u lodhni. Jennifer Lopez është kthyer në një ikonë që nuk kërkon më miratimin e askujt.