FLASH :

Jeff Bezos RREZOHET teksa përpiqet të gjejë derën e kapsulës së raketës plot me yje të famshëm

Blue Origin publikoi pamjet e para të ekuipazhit të tij të përbërë vetëm nga gra, teksa ato lundrojnë në mungesë graviteti.

Ekuipazhi, ku bënin pjesë këngëtarja pop Katy Perry dhe Lauren Sánchez, e fejuara e Jeff Bezos, u panë duke u rrotulluar brenda kapsulës ndërsa shikonin të mahnitura hënën.

Perry tregoi një lule “daisy” që kishte marrë me vete në nder të vajzës së saj, ndërsa shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe tregoi një stemë që përfaqësonte Bahamasin. Pamjet kapën regjisoren Kieranne Flynn duke parë nga dritarja Tokën që shkëlqente mrekullisht në errësirën e hapësirës, dhe aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen duke buzëqeshur ndërsa lundronte pa peshë.

Ekuipazhi kaloi vetëm tre minuta në mungesë graviteti gjatë misionit 11-minutësh që u nis të hënën në orën 9:30 të mëngjesit (ora lokale) nga Teksasi Perëndimor.

Edhe pse brenda kapsulës ishin të gjithë me buzëqeshje, u dëgjuan britma gjatë lëshimit në hapësirë me raketën New Shepard dhe përsëri gjatë uljes së “butë” në tokë.

Jeff Bezos, megjithatë, pati një moment të sikletshëm teksa po nxitohej për të hapur derën e kapsulës: ai u pengua dhe u rrëzua në një gropë.

Pas rikthimit të sigurt, Perry udhëhoqi festimet, duke u ulur në tokë dhe duke puthur dheun e Teksasit. Disa nga anëtaret e ekuipazhit bënë të njëjtën gjë. Një ekip shpëtimi u dërgua menjëherë për të hapur kapsulën dhe për të liruar Katy Perryn dhe shoqërueset e saj pas këtij fluturimi historik.

Sánchez përqafoi Bezosin sapo doli nga kapsula dhe më pas vrapoi drejt familjes së saj.

Perry mbajti lulen “daisy” menjëherë sapo doli nga kapsula dhe më vonë shpjegoi se ishte tepër e emocionuar gjatë fluturimit:

“Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Një dorëzim ndaj të panjohurës, një akt besimi… Nuk mund ta rekomandoj më shumë këtë përvojë.”

“Lulja daisy është një lule e zakonshme, por rritet në çdo kusht… Ajo është e qëndrueshme. Është e fuqishme. Është e fortë,” shtoi këngëtarja.

Perry këndoi “What a Wonderful World” gjatë udhëtimit në hapësirë.

“Nuk kishte të bënte me këngët e mia. Ishte një energji kolektive atje. Ishte për ne. Ishte për të krijuar hapësirë për gratë e së ardhmes, për të zënë hapësirë dhe për të ndjerë përkatësi,” tha ajo në një intervistë pas fluturimit.

“Dhe kishte të bënte me këtë botë të mrekullueshme që e pamë aty jashtë dhe e vlerësuam. Gjithçka është për të mirën e Tokës.”

Gayle King ishte hapur për ankthin e saj për këtë mision, por më pas pranoi se hapësira ishte “e qetë dhe paqësore”.

Megjithëse tani mund ta quajë veten “astronaute”, King tha:

“Ende nuk e pranoj këtë fjalë.”

Një turmë e mbushur me personazhe të famshëm ndoqi me emocion nisjen e raketës, përfshirë Oprah-in, e cila shpërtheu në lot ndërsa shoqja e saj më e mirë, Gayle King, nisej për në një fluturim sub-orbital.

Në audiencë ndodhej edhe familja Kardashian, të cilët bënë shaka se do ta çonin emisionin e tyre “Keeping Up With the Kardashians” në hapësirë.

Khloe Kardashian i tha ekipit mediatik të Blue Origin:

“Është e pabesueshme. Të lë pa frymë. Dhe ndjej një adrenalinë të jashtëzakonshme, edhe pse thjesht po qëndroj këtu.”