FLASH :

“Je shkëmbi im!”- Pasi u bë nënë për herë të parë, Dafina Zeqiri falenderon bashkëshortin e saj në mënyrën me speciale! Këngëtarja ndan me ndjekësit pamjet nga materniteti

 Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, dy ditë më parë ndau me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës, ardhjen në jetë të djalit të saj, Daskan Gjergji. Së fundmi me anë të një postimi, Dafina i ka falënderuar të gjithë për dashurinë dhe mirëseardhjen që i kanë dhënë djalit të saj në këtë botë.

“Të bëhesh nënë është si të bësh “update” në gjithë jetën, shpirt, trup, zemër, karrierë… çdo gjë ndjehet ndryshe, më thellë. Jam jashtëzakonisht e emocionuar për gjithçka që po vjen,” shprehet Dafina.

Këngëtarja ka shprehur mirënjohje për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka, duke i quajtur “superheroina e kësaj bote”, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur as mbështetjen e burrit të saj, Kreshnik Gjergjit,  të cilin e ka cilësuar si “shkëmbi” i saj dhe shembulli më i mirë për djalin e tyre.

“Edhe për baballarët që qëndrojnë përkrah grave të tyre si mbështetja më e madhe, ju përulem. Burrit tim, faleminderit që je shkëmbi im. E di që do të jesh shembulli më i mirë për djalin tonë,” shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Faleminderit prej zemrës!

Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për dashurinë e madhe dhe mirëseardhjen që i keni bërë djalit tonë, Daskan Gjergji, në këtë botë.

Të bëhesh nënë është si të bësh “update” në gjithë jetën, shpirt, trup, zemër, karrierë… çdo gjë ndjehet ndryshe, më thellë. Jam jashtëzakonisht e emocionuar për gjithçka që po vjen.

Nder dhe respekt për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka, ju jeni superheroina e kësaj bote.

Edhe për baballarët që qëndrojnë përkrah grave të tyre si mbështetja më e madhe, ju përulem.

Burrit tim, faleminderit që je shkëmbi im. E di që do të jesh shembulli më i mirë për djalin tonë.

Ju dua të gjithëve shumë.
Le ta nisim këtë kapitull të ri bashkë.

Muajt e fundit Dafina ka qenë shpesh në fokusin e mediave rozë, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për shtatzëninë e saj.

Ajo është komentuar gjerësisht për paraqitjet e saj skenike gjatë pritjes së ëmbël, duke performuar në koncerte dhe diskoteka deri në muajt e fundit të shtatzënisë.

dafina zeqiri (3)
dafina zeqiri (2)