Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për supersfidën ndaj Serbisë, që do luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”. Të gjithë futbollistët janë bashkuar sot në Durrës, ku trajneri Sylvinho do vlerësojë formën e 27 lojtarëve të grumbulluar.
Interesi për ndeshjen është i jashtëzakonshëm, me FSHF që ka njoftuar mbi 200 mijë kërkesa për bileta, ndërsa stadiumi do presë vetëm 22 mijë tifozë. Të përzgjedhurit do marrin një link në e-mail për të kryer pagesën dhe shkarkuar biletën elektronike.
Sfida me Serbinë shihet si më shumë se një ndeshje futbolli — një moment krenarie kombëtare në një atmosferë të zjarrtë kuqezi.