Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po përballet me kërcënime të përsëritura ndaj jetës dhe sigurisë së saj personale.
Një tjetër email me përmbajtje kërcënuese është dërguar në adresën zyrtare të Presidencës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e kryetares së shtetit.
“Jan’ nis me t’vra”, shkruhet mes të tjerash në mesazhin kërcënues.

Në mesazhin e mëparshëm, përmbajtja e gjuhës ishte e rëndë dhe denigruese, duke përfshirë shprehje fyese e kërcënuese.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhej në mesazh.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për të identifikuar autorin e mundshëm të këtyre kërcënimeve.