Një tjetër audio-mesazh i zbuluar pas tragjedisë së rëndë në lumin Buna, ku humbën jetën Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj, hedh dritë mbi vendimin e prerë të saj për t’u shkëputur nga bashkëshorti, Ergys Arrazi.
Në mesazh, Alma i thotë motrës:
“…s’kam ça baj motra..po duroj kështu. Jam shumë mirë ec…se edhe në punë me kenë, po na bijn brinjët nëpër kuzhina e masanej maron vera s’kam ku shkoj, s’kam ku mytem…..sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…jam shumë mirë motra i’tu… keq a mirë, 1000 euro i fus i’tu në xhep…”.
Fjalët e saj tregojnë jo vetëm përpjekjen për të qëndruar e fortë në një realitet të vështirë, por edhe vendosmërinë për të mos u kthyer më në një marrëdhënie që, sipas saj, kishte përfunduar. Mes varfërisë, punës së rëndë dhe mungesës së mbështetjes, Alma zgjodhi distancën – një distancë që, fatkeqësisht, përfundoi në mënyrën më tragjike.







