FLASH :

“Jam lodhur nga flirtet e burrave – ndaj mora masa ekstreme për t’i shmangur njëherë e mirë”

Një ish-modele e Playboy dhe influencuese nga Brazili thotë se është lodhur nga flirtet e vazhdueshme të burrave dhe ka zbuluar një mënyrë që, sipas saj, funksionon në mënyrë të përsosur për t’i larguar.

Ju Isen, 39 vjeçe, me mbi 2.6 milion ndjekës në Instagram, thotë se tërheqja e vëmendjes mashkullore në çdo ambient – palestër, supermarket, farmaci apo edhe në pishinë – është bërë e padurueshme.

Ajo tregon se këtë “truk” e ka provuar për herë të parë që në moshën 23-vjeçare: mbajtjen e një unaze të rreme martese.

“Isha e lodhur nga ngacmimet e pandalshme. Edhe kur isha qartazi e painteresuar, nuk ndalnin,” – thotë ajo.

“Vendosa një unazë të thjeshtë në dorën e majtë – dhe ishte si të shtypje butonin mute. Edhe nëse nuk është e vërtetë, është një sinjal për t’u larguar.”

Ju thotë se truku ka funksionuar për vite me radhë, duke e lënë atë e lumtur dhe e qetë në statusin e saj të beqarisë. “Unaza është mjaftueshëm e dukshme sa për t’i penguar të afrohen,” – shton ajo.

Megjithatë, jo të gjithë meshkujt janë stepur – disa janë përpjekur të kapërcejnë edhe këtë “pengesë simbolike”. Ajo kujton një rast në farmaci, kur një burrë nisi të fliste me të, por sapo pa unazën, u ndal menjëherë: “Më pyeti nëse isha e martuar, unë buzëqesha. Ai tha: ‘E kuptova, më fal,’ dhe u largua.”

Ju thekson se unaza nuk është mashtrim, por një formë personale për të vendosur kufij.

“Është një mënyrë e qetë për të thënë ‘Nuk jam e interesuar për këtë lloj ndërveprimi’”, – thotë ajo. “Më ndihmon të ruaj qetësinë time.”

Ajo e ka përdorur këtë metodë për thuajse dy dekada, por thotë se në vitet e fundit, vëmendja mashkullore ka rënë – ndoshta për shkak të aplikacioneve të takimeve.

“Edhe linjat e dobëta për flirt që dikur më bezdisnin, tani janë të rralla. Teknologjia vrau flirtin. Askush nuk të afrohet natyrshëm më,” – thotë ajo.

Megjithatë, Ju vazhdon ta mbajë unazën, si një ‘filtër’ për sytë që shikojnë shumë apo për burrat që sillen në mënyrë të papërshtatshme.

“Disa më pyesin nëse më mungon vëmendja. Sinqerisht? Jo. Të paktën, jo ajo lloj vëmendjeje.”

“Ai që do më afrohet vërtet, do duhet të bëjë më shumë. Dhe nëse jam e interesuar, do i shpjegoj që nuk jam vërtet e martuar.”

Ju Isen u përball së fundmi me një tjetër histori tronditëse: ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi një qen i racës Akita Inu i kafshoi majën e hundës gjatë një feste.

Ajo postoi një mesazh për ndjekësit në Instagram: “Shikoni çfarë më ndodhi nga një kafshim qeni. Kalova një operacion dyorësh për rindërtimin e hundës.”

Falë një kirurgjie të suksesshme plastike, mjekët arritën të rikonstruktonin të gjithë hundën dhe sipas saj, rezultati është edhe më i mirë se më parë: “Kirurgu më tha që nuk do kem asnjë shenjë. Madje më duket sikur ma ka holluar dhe përmirësuar.”

Testet mjekësore përjashtuan rrezikun nga tërbimi, por ajo u infektua nga një bakter i rrezikshëm dhe është ende në trajtim me antibiotikë në spital.