FLASH :

Jahti luksoz 940 mijë dollarësh mbytet vetëm 15 minuta pas lëshimit në uj

Një jaht i sapo blerë, me vlerë plot 940 mijë dollarë, u përmbys dhe u mbyt vetëm 15 minuta pasi u hodh në ujë, duke detyruar pronarin e tij të notonte deri në breg për të shpëtuar.

Ngjarja ndodhi të martën, rreth 200 metra larg bregut, në zonën Eregli të Zonguldakut në Turqinë veriore. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik kur jahti luksoz, ende i ri, humbi ekuilibrin dhe u fundos para syve të dëshmitarëve.

Pronari i mjetit, i cili ndodhej brenda gjatë incidentit, arriti të dilte me shpejtësi dhe u detyrua të notonte deri në breg, duke shpëtuar pa lëndime.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa jahti i fundosur pritet të tërhiqet nga fundi i detit në ditët në vijim.