FLASH :

Ja si hajdutët hapin makinën pa thyer asnjë bravë në Itali

Alarm në zemër të Milanos, në zonën luksoze të Palestros pranë hotelit prestigjioz Casa Cipriani. Një tentativë grabitjeje në mes të ditës ka zbuluar përdorimin e një metode gjithnjë e më të përhapur nga hajdutët: pajisja e quajtur “disturbator i frekuencës”.

Autorët bllokuan sinjalin e telekomandës së pronarit, duke penguar mbylljen e makinës, e më pas e hapën lehtësisht me një telekomandë universale. Pronari, i bindur se automjeti ishte i kyçur, e gjeti atë me dyert hapur dhe brendësinë e shkatërruar. Metoda është e shpejtë, pa zhurmë dhe e vështirë për t’u zbuluar, duke vënë në alarm banorët dhe turistët e zonës.