Universiteti i Harvardit është kthyer në simbolin global të rezistencës studentore pro-Palestinë, duke zemëruar ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe qarqet konservatore që e shohin këtë valë protestash si një kërcënim për rendin dhe aleancat tradicionale të SHBA-së. Në kampusin e Harvardit, protestat kanë qenë të vazhdueshme dhe të artikuluara, me studentë dhe pedagogë që kërkojnë ndaljen e genocidit në Gaza dhe transparencë në lidhjet e universitetit me kompanitë që përfitojnë nga lufta.
Trump, në një reagim të fundit, e quajti Harvardin “një turp për Amerikën” dhe u zotua të “pastronte” universitetet elitare nëse do të rikthehet në pushtet. Megjithatë, për shumë zëra progresistë dhe figura ndërkombëtare, Harvardi po qëndron “në anën e duhur të historisë”, duke përfaqësuar një brez të ri që nuk hesht përballë padrejtësisë.
Mes pankartave “Free Palestine” dhe thirrjeve për bojkot të Izraelit, Harvard është bërë jo vetëm epiqendra e protestave studentore në SHBA, por një pikë referimi për lëvizjet rinore në gjithë botën. “Our future is in good hands,” u shpreh një ish-profesor i Harvardit, duke e përshkruar këtë moment si një kthesë morale për shoqërinë akademike.
Në sfondin e një lufte brutale dhe indiferencës zyrtare, ajo që po ndodh në Harvard për shumëkënd është shpresa që një botë më e drejtë mund të nisë nga klasat dhe kampuset universitare.







