FLASH :

Ja momenti kur skifteri në Vlorë bën kërdinë nëpër magazina dhe dyqane me vjedhje

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar si autor i një sërë vjedhjesh të kryera gjatë vitit 2025. Operacioni u finalizua nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të punës për parandalimin e krimeve ndaj pronës dhe kapjen e personave në kërkim.

I arrestuari është shtetasi D. B., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Hetimet kanë zbuluar se ai ishte i përfshirë në disa episode të vjedhjes dhe tentativave për vjedhje, përfshirë:

  • 25.02.2025 – Vjedhje e disa produkteve elektrike në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”;
  • 25.02.2025 – Tentativë vjedhjeje në një tjetër dyqan në lagjen “Pavarësia 3”;
  • 23.07.2025 – Tentativë vjedhjeje në një magazinë në lagjen “1 Maji”;
  • 14.08.2025 – Vjedhje materialesh të ndryshme me vlerë rreth 3000 euro në një magazinë po në lagjen “1 Maji”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku 37-vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Policia e Vlorës bën me dije se operacionet për goditjen e krimeve ndaj pronës dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve do të vijojnë me intensitet.