FLASH :

Ja kush janë dy biondinat që po përdor si kapital erotik në Vlorë Rama

Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Vlorë me një plan të ri për të ringjallur Partinë Socialiste në qarkun jugor. Mes një fushate të ngjeshur, ai ka prezantuar dy kandidatet e tij të preferuara, Zamira Sinaj dhe Erjona Ismaili, të cilat i përshkroi si “luftëtare të pamposhtura” që do të fitojnë çdo votë me këmbëngulje dhe energji.

Në një takim të ngrohtë me qytetarët vlonjatë, Rama nuk u kursye nga ironitë dhe batutat. Duke thumbuar opozitën dhe duke i bërë një dush të ftohtë deputetëve aktualë të PS-së, ai theksoi se në këtë fushatë duhen figura që dinë të depërtojnë në çdo lagje, në çdo tavolinë e në çdo derë për të siguruar fitoren.

Kush janë dy “yjet” e reja të PS-së në Vlorë?

Zamira Sinaj, dikur e rreshtuar në Partinë Demokratike dhe pjesëmarrëse në protestat e vitit 2017, sot gjendet në krah të socialistëve. Dekane e Fakultetit të Ekonomisë në Vlorë, ajo pranoi ftesën e PS-së, duke shpjeguar se kjo parti nuk e luftoi gjatë garës për postin e saj akademik.

Ndërkohë, Erjona Ismaili, ish-gazetare dhe aktiviste e shoqërisë civile, u përfshi në politikë pas një debati të ashpër me Ramën për përmbytjet në Vlorë. Kritikat e saj të forta ndaj qeverisë duket se e bindën kryeministrin se ajo do të ishte një aset i çmuar për Partinë Socialiste.

“Na duhen figura që dinë të trokasin derë më derë, të bisedojnë me njerëzit dhe të sjellin energji të re. Erjona dhe Zamira janë ato që do të sjellin këtë ndryshim.” – deklaroi Rama.

Ky ndryshim radikal i listës së PS-së në Vlorë, ku në krye mbetet Bledi Çuçi, pasuar nga dy “bjondinet luftëtare”, ka për qëllim të rikthejë entuziazmin te elektorati socialist. Mbetet për t’u parë nëse strategjia e Ramës do të ketë efekt, apo nëse vlonjatët do ta shohin këtë si një tjetër eksperiment politik që nuk u sjell ndryshimin e premtuar.

Erjona Ismaili
Zamira Sinaj