Zbardhen detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar antidrogë “Ura”, që goditi një rrjet të sofistikuar trafikantësh mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga burime zyrtare, janë 29 persona ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie, në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane.
14 prej tyre do të dalin ditën e sotme për masë sigurimi në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), përballë akuzave të rënda që lidhen me krijimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
5 persona të tjerë, të ndaluar në Shqipëri, janë në pritje të ekstradimit drejt Italisë, ku pritet të gjykohen nga autoritetet përkatëse. Atij grupi u është komunikuar masa e sigurisë në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm.
Ndërkohë, 7 të tjerë ndodhen aktualisht në Itali dhe do të përballen gjithashtu sot me masat e sigurisë në gjykatat italiane, nën akuzat e njëjta që përfshijnë trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrjen në organizatë kriminale.
Operacioni u zhvillua në kuadër të një bashkëpunimi mes SPAK, Guardia di Finanza dhe Europol, dhe ka përfshirë mbi 50 kontrolle në Shqipëri dhe Itali, duke çuar në sekuestrimin e sasisë së konsiderueshme të lëndëve narkotike, automjeteve, celularëve dhe dokumenteve që provojnë veprimtarinë kriminale.
Hetimet zbulojnë se rrjeti përdorte pika kalimi strategjike për trafikimin e kanabisit dhe kokainës drejt tregut italian, ndërsa përfshinte individë me precedentë penalë si në Shqipëri ashtu edhe në shtetin fqinj.
Emrat e operacionot “URA”:
Elvis Doci
Indrit Tafili
Orget Shqevi
Artan Sulejmani
Orges Molla
Sueld Elezi
Ekil Nderjaku
Hasan Nderjaku
Altin Morina
Armand Tragaj
Rando Aliu
Musa Korca
Alfred Hysa
Altin Pjetri
Ligor Çombashi
Edmond Çupi
Naim Behluli
Edison Cukaj
Serxhio Shkodra
Bexhed Mema
Emri Hysenaj
Artuar Shkoza
Sokol Istrefi
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Ledio Bardhi
Juxhin Drazhi
Erind Lasku