Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje gjigante me vlerë 35 miliardë dollarë për eksportin e gazit natyror drejt Egjiptit, e cilësuar nga ministri i Energjisë, Eli Cohen, si “më e madhja në historinë e Izraelit”. Sipas kompanisë NewMed Energy, partnere në fushën e pushtuar të gazit Leviathan, kontrata përfshin shitjen e rreth 130 miliardë metrave kub gaz deri në vitin 2040, ose deri në përmbushjen e sasisë së kontraktuar.
Cohen e përshkroi marrëveshjen si një zhvillim të rëndësishëm në aspektin e sigurisë, politikës dhe ekonomisë, duke theksuar se ajo e forcon pozicionin e Izraelit si një fuqi rajonale energjetike nga e cila vendet fqinje varen. Marrëveshja pritet të sjellë miliarda dollarë në arkat e shtetit, të krijojë vende të reja pune dhe të mbështesë ekonominë. Sipas autoritetit publik të transmetimit në Izrael, ky është një shtim i madh krahasuar me marrëveshjen e vitit 2019 për 60 miliardë metra kub, duke e trefishuar volumin e eksportit drejt Egjiptit.