FLASH :

Izraeli godet një ndërtesë të Hezbollahut në jug të Libanit! Vritet një anëtar i organizatës

Ushtria izraelite njoftoi se mbrëmjen e kaluar ka sulmuar një ndërtesë në qytetin Ajta al-Shaab, në jug të Libanit, e cila përdorej nga grupi i shpallur terrorist Hezbollah.

Sipas deklaratës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), në ndërtesë ndodhej edhe banesa e Muhamed Husein Kasim, anëtar i Hezbollahut, i cili u vra rreth një javë më parë gjatë një operacioni izraelit, ku u zbulua se po ndihmonte në rindërtimin e infrastrukturës së grupit militant në zonë.

Ushtria izraelite thekson se çdo aktivitet i Hezbollahut në jug të Libanit përbën shkelje të marrëveshjes së nëntorit mes Izraelit dhe Libanit.

Ndërkohë, qeveria libaneze ka rënë dakord më herët këtë muaj të procedojë me çarmatimin e Hezbollahut nga ushtria libaneze, një plan që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, edhe pse vetë grupi është zotuar të kundërshtojë çdo përpjekje për t’i hequr armatimin.