FLASH :

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

Departamenti i Fondacioneve Islame njoftoi se Sheikh Mohammad Hussein u arrestua pas namazit të xhumasë dhe u dërgua në Portën Mughrabi të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se forcat izraelite arrestuan sot Myftiun e Madh të Jerusalemit dhe Palestinës, predikuesin e Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Mohammad Hussein , brenda oborrit të xhamisë në Jerusalemin e pushtuar.

Departamenti i Fondacioneve Islame njoftoi se Sheikh Mohammad Hussein u arrestua pas namazit të xhumasë dhe u dërgua në Portën Mughrabi të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.

Sipas burimeve lokale të cituara nga Wafa, Myftiu i Madh u arrestua pasi denoncoi politikën e urisë së Izraelit kundër popullsisë palestineze të Gazës në një predikim. Agjentët izraelitë bastisën gjithashtu zyrën e drejtorit të Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Omar Al-Kiswani, njëkohësisht me arrestimin e Myftiut.