FLASH :

Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitë të fshehtë në Vlorë – ekspeditë në Sazan dhe drekë në Lungomare

Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, kanë zhvilluar disa ditë më parë një vizitë private në Vlorë, e shoqëruar me masa të rrepta sigurie dhe në një sekret të plotë për median.

Burime lokale bëjnë me dije se çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku pritet të realizohen investime të rëndësishme, ndërkohë që më pas janë parë duke shëtitur në bulevardin Lungomare dhe kanë drekuar në një prej restoranteve të njohura të zonës. Në një foto të siguruar nga vendngjarja, shihen Ivanka, Jared dhe një prej kuzhinierëve e administratorëve të lokalit në bregdetin e Vlorës.

Vizita ka ngjallur interes të veçantë, sidomos për shkak të profilit të lartë të vizitorëve dhe mundësisë që ky udhëtim të lidhet me projekte të ardhshme investimesh turistike në jug të Shqipërisë.