FLASH :

Iu besua detyra e ministrit të Drejtësisë, Lamallari: Vlerësim për gjithë punën që kam bërë

Besfort Lamallari do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar Rama 4.

Lamallari ka mbajtur më parë edhe detyrën e zv/ministrit të Brendshëm, si dhe pozicione të tjera.

Në përfundim të Asamblesë së PS ku u prezantua qeveria e re, detyrat dhe objektivat, Besfort Lamallari tha se është vlerësim për të gjithë punën që ka bërë.  

“Komenti im është falenderues për besimin dhe për vlerësimin e gjithë punës që kam bërë deri më tani me shumë përkushtim dhe integritet në detyrat që më janë caktuar”, tha shkurtimisht Besfort Lamallari.

Ky i fundit, në detyrën e re, do të marrë stafetën nga Ulsi Manja.