Qeveria italiane ka ndryshuar tonin dhe qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Gaza, duke kërkuar hapur ndalimin e ofensivës izraelite dhe lejimin e ndihmave humanitare. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani dhe kryeministrja Giorgia Meloni kanë përdorur deklarata të qarta dhe kritike ndaj Tel Avivit, duke sinjalizuar një distancim diplomatik nga aleati tradicional.
“Duhet t’i themi qeverisë izraelite: mjaft. Reagimi ndodhi keni garantuar sigurinë dhe sovranitetin tuaj por tani është koha për paqe”, tha Tajani këtë mëngjes gjatë një konference në Sicili. Ndërsa disa orë më vonë, edhe Meloni shprehu qartë shqetësimin e saj:
“Pikërisht sepse jemi miq të Izraelit, nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë asaj që po ndodh në Gaza. Situata atje është gjithnjë e më dramatike dhe kërkojmë ndalimin e armiqësive. Nuk mund të ketë asnjë ambiguitet për lirimin e pengjeve, por gjithashtu nuk ka të ardhme për Hamasin as në Gaza, as në një shtet të ardhshëm palestinez.”
Vetëm pak ditë më parë, në parlamentin italian, Meloni kishte e quajtur situatën humanitare në Gaza “të pajustifikueshme”.
Ministri Tajani theksoi se Italia nuk e mbështet më strategjinë e fundit ushtarake të Izraelit:
“Nuk jemi dakord me zgjedhjet e fundit të qeverisë izraelite. E kemi thënë në çdo mënyrë të mundshme, edhe pse dimë që gjithçka nisi për faj të Hamasit. Ne jemi të angazhuar për një armëpushim dhe për zgjidhjen dy popuj, dy shtete, që është alternativa më e drejtë dhe më e qëndrueshme.”
Këto deklarata vijnë në një moment kur edhe marrëdhëniet mes kryeministrit izraelit Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump kanë hyrë në një fazë tensioni, për shkak të dështimit për të arritur një armëpushim. Një sinjal tjetër i qartë për ftohjen e marrëdhënieve ishte mungesa e anëtarëve të qeverisë italiane në festimet për përvjetorin e pavarësisë së Izraelit në Romë, ku i pranishëm ishte vetëm zëvendësministri i Transportit, Edoardo Rixi.
Po ashtu, është përjashtuar mundësia e pjesëmarrjes së Netanyahut në meshën e intronizimit të Papa Leonit XIV, për arsye politike dhe për të shmangur polemikat që lidhen me mandatin e arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Ndërkohë, Tajani ka insistuar që ndihmat italiane të lejohen të hyjnë në Rripin e Gazës:
“Po kërkojmë me forcë që ndihmat humanitare italiane të lejohen të hyjnë. Projekti ynë ‘Food for Gaza’ është vlerësuar nga të gjithë dhe u realizua me mbështetjen e Autoritetit Palestinez dhe të qeverisë izraelite. Do të vazhdoj të ushtroj presion edhe gjatë takimeve me ministrin izraelit të jashtëm për të ndihmuar popullsinë civile”, theksoi ai.
Në këtë kontekst, ka nisur edhe një mision nga organizatat AOI, ARCI dhe Assopace Palestina nën emrin “Gaza përtej kufirit”, me pjesëmarrjen e disa deputetëve të Partisë Demokratike si Laura Boldrini dhe Cecilia Strada. Ata synojnë të arrijnë në pikën kufitare të Rafahut dhe akuzojnë institucionet ndërkombëtare për “indiferencë të turpshme” ndaj tragjedisë humanitare në Gaza.
Përkundër kërkesave të përsëritura, qeveria italiane nuk ka dhënë ende një përgjigje lidhur me mundësinë e lejimit të një misioni zyrtar në Gaza.